“Ne lidhemi edhe më shumë…”; Zaev zbulon takimin me Ramën dhe Vuçiç: Ky është Ballkani i ri Evropian
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zbulon se kanë pasur një takim virtual me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për përgatitjet e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal.
Ky forum do të mbahet në Shkup më 29 korrik. Në postimin e tij në Facebook, Zaev thotë se janë bërë bashkë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe këtë e cilëson si “Ballkani i ri Evropian”.
“Këtë mëngjes kam pasur një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne e organizojmë në Shkup më 29 korrik.
Fraksion.com