AktualitetSportTë fundit

Kushi shkon në Tokio: Sportistët tanë elitarë do të na bëjnë krenarë në lojërat olimpike

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat do të zhvillohen mes datave 23 korrik – 8 gusht, 2021.

Kushi i uron suksese të gjithë sportistëve në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

“Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve. Nesër flamuri shqiptar do të valëvitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020″ dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre! Suksese!”, – tha Kushi.

Shqipëria do të përfaqësohet nga 9 sportisë në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj dhe Indrit Cullhaj, ndërsa Matvei Petrov po stërvitet në Pragë, Rep. Çeke, Manuela Delilaj në Zyrih, Zvicër; Nikol Merizaj në Selanik, Greqi dhe Kledi Kadiu në Amerikë.

 

Fraksion.com