AktualitetBota+Të fundit

A është gati Vladimir Putin të nisë pushtimin e plotë të Ukrainës Lindore?

Nga Mark Episkopos

Presidenti rus Vladimir Putin ka botuar esenë e tij të shumëpritur mbi Ukrainën me titull“Për unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve. Artikulli prej 6 mijë fjalësh, u prit me shumë vëmendje në Perëndim, për arsye më se të kuptueshme:

Komentet e Putinit bartin direkt sinjalet e asaj që pritet të ndodhë së afërmi me konfliktin në rajonin e Donbasit në Ukrainën Lindore, që po zgjatmë shumë sesa Lufta e Dytë Botërore dhe që  ka shkaktuar mijëra viktima nga të dyja anët.

Por artikulli mbart një kuptim më të thellë politik që i paraprin me shekuj Putin,dhe mund të rezonojë shumë në marrëdhëniet RusiUkrainë edhe shumë kohë pas presidencës së Putinit.

Artikulli i Putinit hapet me një ekspoztë gja historik,  përshkruan etnogjenezën e popujve sllavo-lindorë.

Rusët, bjellorusët dhe ukrainasit e sotëm, vëren Putin, janë që të gjithë pasardhës të KievanitRus, një federatë e shekullit IX-të themeluar nga Dinastia Rurik e ardhur nga Skandinavia. Ndërsa Putin udhëzon lexuesin përmes pushtimit Mongol, rivalitetet midis klaneve Bojaredhe themelimit të Peradorisë Ruse, del një fije e përbashkët.

Popujt që kanë jetuar në këto toka, janë të lidhur pazgjidhshmërisht midis tyre nga një besim dhe gjuhë e përbashkët. Rusishtja dhe ukrainishtja, janë thjesht dialekte të së njëjtës gjuhë themelore, thekson Putin:“Shekujt e shumtë të copëtimit dhe jetesës brenda shteteve të ndryshme, prodhuan natyrshëm veçoritë rajonale të gjuhës, duke sjellë edhe shfaqjen e dialekteve. Gjuha popullore e pasuroi gjuhën letrare”.

Putini nxiton të shtojë se përpjekjet për ta sfiduar këtë unitet themelor nuk kanë ardhur nga brenda, por nga jashtë. Në fillim nga elitat polake të etura për t’u zgjeruar drejt lindjes, dhe shekuj më vonë nga zyrtarë austro-hungarezë, që synuan të minojnë përpjekjet PerandorisëRuse gjatë Luftës së Parë Botërore, duke nxitur ndjenjat anti-ruse në Galici.

Shpërbërja e Perandorisë Ruse  fundin e viteve 1910, e la Ukrainën në mëshirën e modelitperandorake gjerman. Por nuk kaloi shumë dhe Polonia bëri lëvizjen e saj duke mbështetur liderin nacionalist Symon Petliura në këmbim të të drejtave territoriale ndaj Galicisë.

Pastaj ndodhi ajo që Putin e sheh si tradhtinë më të madhe nga të gjitha:Bolshevikët e hershëm helmuan unitetin sllavo-lindor me politikën e tyre të Ukrainizimit, duke nxitur një identitet kombëtar të sajuar ukrainas mbi njerëzit që ishin në thelb rusë. Bolshevikët e trajtuan popullin rus si një ushqim të pashtershëm për eksperimentet e tyre sociale”- shkruanai.

Në këtë mënyrë ata i vizatuan kufijtë e rinj sipas dëshirës, dhe shpërndanë dhurata bujare territoriale. Në analizë të fundit, nuk ka më rëndësi se çfarë i nxiti udhëheqësit bolshevikë në copëtimin e vendit. Dikush mund të argumentojë mbi detajet, shkaqet dhe logjikën vendimeve të caktuara. Një gjë është e qartë:Rusia u grabit”-thekson më tej presidenti rus.

Pasi rendit sfondin historik, Putini mbërrin tek denoncimi i tij i fortë:fuqitë bashkëkohore perëndimore kanë mbërritur sot atje ku ishin dikur polakët, austro-hungarezët dhe bolshevikët, duke përdorur teoritë e vjetra të kombit ukrainas për ta shndërruar Ukrainën post-sovjetike në një lloj Anti-Rusie”.

Putin shkruan se këto përpjekje arritën kulmin e tyre me revolucionin Euromaidanit të vitit2014,  e vendosi Kievin nën suzerenitetin e Perëndimit:“Në projektin anti-Rusi, nuk ka vend as për një Ukrainë sovrane, dhe as për forcat politike të cilat po përpiqen të mbrojnë pavarësinë e saj reale

Më pas Putin jep disa nga mesazhet e tij më të ashpra deri më tani mbi konfliktin civil në vazhdim në territoret Ukrainës Lindore, duke arritur deri atje sa të sugjerojë se“Kievithjesht nuk ka  nevojë për Donbasin”.

Megjithëse nuk rritet në nivelin e synimeve të pashmangshme të politikës, kjo qasje është e vështirë të interpretohet si diçka tjetër përveç hedhjes së bazave afatgjata për njohjen dhe aneksimin e mundshëm nga Rusia të Republikave Popullore  Donjeckut dhe Luhanskut. Kjo do të ishte qartazi një shkelje e Protokollit të Minskut, të cilin Putin dëshiron që të zbatohet nga Ukraina. Por edhe pse kjo ë shtë premisa e tij kryesore, duket se Kievi nuk mund ti përmbahet dot formatit të Minskut edhe nëse do të dëshironte ta bënte këtë.

Nëse Ukraina e sotme është siç pretendon Putini, një projekt anti-Rusi” i drejtuar nga perëndimi, atëherë pse udhëheqësit e saj – apo kukullat e tyre të supozuara perëndimore – do të binin ndonjëherë dakord për një zgjidhje paqësore, që i jep popullit  shumicë dërrmuese pro-rus të Donjeckut dhe Luhanskut një autonomi të gjerë, një përfaqësim të fuqishëm politik,apo edhe një veto të përhershme mbi vendimet kryesore të politikës së jashtme të Ukrainës?

Pasojat mbi marrëdhëniet UkrainëRusi janë edhe më të mëdhaRusia është e hapur për dialoguar me Ukrainën, dhe është gati të diskutojë mbi çështjet më komplekse. Por për ne është e rëndësishme të kuptojmë se partneri ynë po mbron interesat e tij kombëtarë, dhe se nuk i shërben dikujt tjetër,dhe nuk është një mjet në duart e dikujt tjetër për të luftuar kundër nesh”-shkruan Putin.

Për sa kohë që Ukraina mbetet ajo që Putini e konsideron si një platformë anti-ruse, midis Rusisë dhe Kievit nuk ka asgjë tjetër për të diskutuar. Por as ky ngërç nuk ka të ngjarë të zgjidhet me një ndryshim të qeverisë në Ukrainë, pasi ankesat themelore të Putinit nuk lidhen me administratën Zelensky por me shtetin ukrainas në formën që është aktualisht.

Sa i përket Putinit, ka vetëm një mënyrë përmes së cilës mund të ekzistojë siç duhet Ukraina post-sovjetike:Unë kam besim se sovraniteti i vërtetë i Ukrainës, është i mundur vetëm në partneritet me Rusinë… Së bashku kemi qenë dhe do të jemi shumë herë më të fortë dhe më të suksesshëm. Sepse ne jemi një popull”.

Zyrtarët rusë dhe analistët politikë të vijës më të ashpër,thonë se Kremlini gaboi kur garantoi njohjen diplomatike të qeverisë ukrainase që u shfaq pas revolucionit të Euromaidanit. Kjo ese nënkupton për ta se Putini ka arritur ta“korrigjojë atë gabim të supozuar.

Ne nuk do të lejojmë kurrë që territoret tona historike, dhe njerëzit e afërt me ne që jetojnë atje të përdoren kundër Rusisë”- këmbëngul presidenti rus, duke paralajmëruar ata që do të ndërmarrin një përpjekje të tillë për të shkatërruar vendin e tyre.

Ta vlerësosh këtë retorikë thjesht si një sinjal se Moska po përgatitet të ndërmarrë një veprim specifik ushtarak, do të thotë të humbasësh qëllimin e asaj që po përpiqet të përcjellëpresidenti rus. Qasja e Putinit nuk është asgjë më pak se sa një akt i zhvendosjes morale dhe politike jo vetëm nga Ukraina e sotme bashkëkohore, por nga vetë mundësia e ekzistencës sështetësisë ukrainase jashtë sferës ruse të ndikimit./ National Interest

 

Fraksion.com