Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 19 – 25 korrik 2021

Ky është horoskopi javor nga data 19 deri në 25 korrik 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë  për secilën shenjë.

Dashi

Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë. Buxhetin gjithashtu do dini si ta menaxhoni me më shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme. Në disa momente mund të ndihmoni edhe të afërmit. Shëndeti nuk ka për të qenë aspak i keq, duhet thjesht të përkujdeseni pak më tepër për kilogramët e tepërt. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe nuk do ndaleni derisa të arrini atë që dëshironi.

Demi

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jetë herë pas here elektrizuese, por do kaloni edhe momente pasionante. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona dhe më pas të mendoni të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në planin material nuk do dini çfarë të bëni në disa momente sepse do gjendeni në vështirësi. Pranojeni ndihmën që do iu japin familjaret. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni edhe me shqetësime, dhimbje muskujsh apo dhimbje stomaku. Sipas Dritare.net, për punën do jetë periudhë e lavdishme. Do dini çfarë hapash të hidhni në çdo moment dhe do merrni plot vlerësime.

Binjakët

Nëse nuk bën më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë jave gjërat do bëhen më delikate. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një periudhë e tensionuar. Nuk do toleroni aspak dhe do këmbëngulni gjithmonë që të dalë e juaja. Kujdes sepse po vazhduat në këtë rruge do e shkatërroni atë që keni ndërtuar deri me sot. Ju beqarët do ndiheni të mikluar nga disa persona që sapo i keni njohur dhe do hidhni hapa të nxitura. Në planin financiar do jeni të shpërqendruar sepse situata do jetë goxha e turbullt. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni djegie stomaku dhe dhimbje barku. Kujdes me produktet që do konsumoni. Në punë do jeni goxha serioze dhe të zotët. Do arrini atje ku dëshironi.

Gaforrja

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Luani

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

Virgjëresha

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.

Peshorja

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Akrepi

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave, Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do zyrtarizoni gjithçka. Do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe do buzëqeshni. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë. Ndryshe nga sa mendonit do mund ta ndryshojë rrënjësisht për mirë. Sektori i financave do e kalojnë zonën e rrezikshme dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite e madje nuk do keni më as shqetësime nga shpina. Në punë do ju tregoni të gjithëve se kur i vini një qëllim vetes askush nuk mund t’iu pengojë t’ia dilni mbanë.

Shigjetari

Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen e tepruar. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.

Ujori

Në shumë ditë do ndiheni të ngarkuar dhe aspak mirë emocionalisht, megjithatë do e shtyni javën. Kohët e fundit keni pasur goxha debate me të dashurin tuaj të zemrës dhe kjo klimë e tensionuar nuk iu pëlqen aspak. Humori i partnerit do ndryshojë ashtu si edhe klima në çift. Nëse jeni beqarë dhe takoni dikë interesant mos u ngutni për asgjë. Nëse ju duhet një këshillë kërkojuani miqve. Kujdes me financat sepse po nuk e bëtë sot nesër do jetë shumë vonë. Shëndeti do shkojë mirë dhe ju do jeni dinamik. Gjithsesi mos punoni shumë sepse do lodheni. Në punë, Jupiteri do iu ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Do arrini objektivat kryesore që i keni vënë vetes.

Peshqit

Të mbështetur nga Venusi dhe Marsi do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me virozat e stinës. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj.

 

Fraksion.com