“Eja në shtëpi”; Rama nxjerr videon për shqiptarët e diasporës
Vitin e shkuar shumë prej emigrantëve shqiptarë për shkak të kufijve të mbyllur, nuk erdhën në Shqipëri gjatë sezonit veror. Tashmë kufijtë janë të hapura, për të pritur turistë nga e gjithë bota. Një ftesë e veçantë i dedikohet shqiptarëve të diasporës.
Kryeministri Rama postoi në rrjetet e tij sociale një video me pamje nga shumë qytete dhe ftesën nga sipërmarrës të bizneseve për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë: Eja në shtëpi!
“Me këtë urim mirëseardhës për shqiptarët e diasporës në shtëpinë e tyre gjatë stinës së verës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Fraksion.com