Mbytet një 45-vjeçar në liqenin e Farkës. Polumbarët vijojnë kërkimet
Një 45-vjeçar është mbytur në Liqenin e Farkës.
Polumbarët janë njoftuar për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com