“Nxorri sekretin hetimor”; Përfundojnë hetimet për ish-numrin 2 të OFL-së
7 muaj pasi kaloi të tre filtrat e vettingut, atë profesional, moral e për pasurinë, partnerët e huaj zbulojnë lidhjet e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, me dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion.
Hetimet për Shkëmbin, sipas burimeve kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjyq për nxjerrje të sekretit hetimor.
Hetimi për i Shkëmbit ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion” dhe tashmë ai do të hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor.
Fraksion.com