Mot i keq gjatë 5 ditëve të ardhshme, IGJEUM: Pa pasoja negative
Gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në zonat malore.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili thekson se situata që pritet në vendin tonë është normale dhe nuk ka ngjashmëri me atë që po kalojnë vendet e Europës.
“Gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.
Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës”, thekson IGJEUM.
Në njoftim bëhet e ditur se, “për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile”.
“Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve”, vijon njoftimi.
“Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore”, theksohet në njoftimin e IGJEUM.
Fraksion.com