AktualitetBota+Të fundit

Lufthansa heq nga përdorimi i fjalëve zonja dhe zotërinj

Lufthansa heq dorë nga përdorimi i formulës “Mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj!” për të shmangur përcaktimet gjinore për klientët. 

Mos u habisni nëse në fluturimin tuaj të ardhshëm me një nga avionet e Lufthansa Group do të dëgjoni vetëm përshëndetjen “Mirëseerdhët në bord”.

Në vijim të diskutimeve për të neutralizuar gjuhën edhe Lufthansa vendosi të heqë dorë nga mirëseardhja tradicionale në bordin e avionit dhe përdorimi i fjalëve zonja dhe zotërinj duke shmangur në këtë mënyrë përcaktimet gjinore për pasagjerët.

Kompania gjermane ka vendosur që tani e tutje të përdorë një gjuhë neutrale gjinore, në të gjitha linjat ku operon Lufthansa Group, duke përfshirë: Austrian Airlines, Swiss dhe Eurowings.

Ekipet e Lufthansës do të përdorin tani e tutje formula përshëndetjeje që premtojnë neutralitet gjinor si: “Mirëmëngjes/Mirëmbrëma”, ose thjesht “Mirëseerdhët në bord”./dw

Taufe einer Airbus A321neo Maschine der Deutschen Lufthansa AG

 

Fraksion.com