AktualitetPolitikëTë fundit

Hapet bypass-i i Vlorës, Balluku: Do të monitorohet me radarë, përshkohet për 20 minuta

Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se Bypass i Vlorës do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamje mjaft panoramike.

‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantierëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë dhe puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave, nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama tha se hapja e bypass-it është një lajm i shumë pritur dhe se krijon një mundësi komplet ndryshe që të kalohet me lehtshmëri. Rama tha se ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor.

‘Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë pasi kalohet me një lehtshmëri të madhe. Ky udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore.’- tha Rama.

 

 

Fraksion.com