Edi Rama apo Albin Kurti?! Ja çfarë preferencash ka zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Pasditen e sotme në emisionin Top Talk, me Denis Dyrnjanë në Top Channel, ishte i ftuar zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i cili ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.
I pyetur për minishengenin ballkanik dhe qëndrimet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, Abazoviç duket se mbështet qëndrimin e Ramës.
Ai theksoi se çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të shkojë drejt Bashkimit Europian me kufijtë ekzitues dhe nuk duhet të aderojmë ndryshimin e kufijve, pasi do të krijonte pasoja.
Dyrnjaja: Albin Kurti thotë që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, ndërkohë Rama thotë se ne duhet të bashkohemi për të hequr kufijtë në kuadër të BE. Rama thotë se duhet të bëjmë minishengenin ballkanik, Kurti thotë se Kosova nuk është pjesë e Shengenit Ballkanik. Këtu ka ndasi goxha të mëdha, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesët më të mëdha ku banojnë shqiptarë.
Abazoviç: Kjo është tezë paska gjeopolitike dhe ne duhet të kemi një realitet. Tjetër është se çfarë janë ëndrrat dhe vizionet tona, ne duhet të ballafaqohemi me një realitet. Realiteti është që ne me këta kufij të shkojmë drejt BE-së. Çdo gjë tjetër krijon pasoja dhe i jep legjitimitet edhe të tjerëve të kenë kërkesa të tjetra.
Ne duhet të kemi idenë të ecim para dhe në BE, besoj se këto dy qeveri kanë për të gjetur mënyrën për të pasur një gjuhë të përbashkët në atë drejtim dhe kjo duhet të sjellë një gjë të mirë.
Këto përçarjet që janë, unë e kam pasur fjalën tek këto lokalizmat që s’kanë sjellë kurrgjë të mirë.
Fraksion.com