AktualitetPolitikëTë fundit

Befason Petro Koçi: Në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, protagonistë të drogës po fitojnë tendera

E ndërsa operacionet e SPAK janë kryefjalë e ditëve të fundit që ka çuar në pranga zyrtarë dhe ish- zyrtarë të lartë në vend, deputeti Petro Koçi i bën thirrje këtij institucioni që të kalojë dhe nga Fieri pasi sipas tij krimi po fiton tendera publikë.

Deklarata e tij e fortë vijon edhe më tej duke thënë se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike duke përmendur edhe skemën që përdorin.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat.  Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.  Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, thotë Koçi.

Kjo është një deklaratë befasuese, por dhe e guximshme, duke qenë se Bashkia e Fierit drejtohet pikërisht nga socialistët dhe vjen në një kohë kur SPAK ka qenë shumë aktiv.

 

Fraksion.com