Ambasada e SHBA-së mbështet reformat në burgje
Ambasada Amerikane mbështet reformën që synon përmirësimin e burgjeve.
Drejtorit të Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell gjatë tryezës së organizuar nga Ministria e Drejtësisë për sistemit penitenciar, deklaroi se reforma gjyqësore plotësohet me sistemin modern të burgjeve.
“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern të burgjeve i cili i mban qytetarët të sigurtë, vepron në mënyrë njerëzore ndërsa parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh, si dhe përgatit të burgosurit për t’u kthyer si anëtarë të dobishëm në shoqëri pas përfundimit të dënimeve të tyre”, tha Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell, gjatë një diskutimi mbi përparimin e bërë deri tani dhe punën e mbetur në reformën e burgjeve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbështesë reformat në burgje për të ndihmuar në krijimin e një sistemi më të mbrojtur, më të sigurt dhe më transparent, i cili forcon sigurinë dhe drejtësinë shqiptare dhe e bën Shqipërinë një partnere ndërkombëtare edhe më të fortë.
Fraksion.com