AktualitetTë fundit

Punime intensive në kantierin e rindërtimit në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë

Në qytetin e Lezhës po vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e pallateve të reja për akomodimin e banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka publikuar pamje nga kantieri i rindërtimit në lagjen “Besëlidhja”.

Në kuadër të Programit të Rindërtimit, në Lezhë do të ndërtohen 7 pallate të reja me 177 apartamente për strehimin e mbi 600 banorëve.

Paralelisht punimet po kryhen edhe përforcimi dhe riparimet e brendshme dhe të jashtme të pallateve të tjera të dëmtuara nga dy tërmetet.

Po nga Programi i Rindërtimit, në Qarkun Lezhë do të rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale.

Gjatë vitit 2020 nga ana e Bashkisë Lezhë janë trajtuar me bonus qiraje më shumë se 340 familje dhe vlera e paguar për bonuset e qirasë nga Janari 2020 deri në Nëntor 2020 është 63,553,200 lekë.

 

Fraksion.com