Përfundon mbledhja; Zbardhen debatet në Kryesinë e PD për analizën e 25 prillit
Ka përfunduar pas dy orësh e gjysmë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila është zhvilluar me debate mes demokratëve dhe në fund janë miratuar 4 pikat e rendit të ditës, pikërisht shqyrtimi i analizës së masakrës zgjedhore, shqyrtimi i ndryshimeve të statutit të PD, ndritja e urdhrit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, lista paraprake e anëtarëve për Këshillin Kombëtar.
Burime nga mbledhja bënë me dije se pika e parë e rendit të ditës është shoqëruar me debate. Kanë qenë drejtuesit politikë kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Drejtuesit politik të qarqeve kanë hedhur dyshime në mbledhje se e gjitha është bërë që disa të dalin mirë dhe disa të dalin keq nga analiza.
Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.
Edi Paloka: Ky dokument nuk eshte realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar. Keshtu del sikur njeri ka punuar mire, nje tjeter jo.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.
Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.
Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.
Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.
Fraksion.com