Njësia Speciale e Policisë së Kosovës futet në Komunën e Istogut
Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në Komunën e Istogut.
Këtë e ka konfirmuar për Express nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.
Ai ka thënë se njësia speciale ka hyrë në këtë komunë rreth orës 10:00 dhe se për këtë i kanë informuar paraprakisht.
Ademaj i pyetur se nëse ky aksion po bëhet për shkak të ndonjë keqpërdorimi, është shprehur se nuk ka informacione dhe se policia po kryen punët e saj.
“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta. Ata kanë hyrë në komunë rreth orës 10:00. Neve na kanë informuar mëherët për këtë”, ka deklaruar ai.
Njësia speciale e policisë raportohet se po kryen aksione edhe në komunat tjera.
Express do të ju mbajë të informuar për aksionet që po zhvillohen.
Fraksion.com