Merkel u takua me Biden
Presidenti i SHBA-së Joe Biden priti sot kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.
Pas një bisede të shkurtër privatisht, Biden dhe Merkel pritet të shkëmbejnë mendime në prani të delegacioneve të tyre dhe më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtypin.
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për më shumë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim në trajtimin e problemeve globale gjatë vizitës së saj në Uashington.
“Gjermania dhe Amerika janë të lidhura ngushtë”, tha Merkel, ndërsa gjithashtu iu referua partneritetit të ngushtë midis Europës dhe SHBA-së.
“Partneriteti midis dy kombeve tona është i hekurt dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat tona të përbashkëta në vitet në vazhdim”, shkroi Biden në Twitter.
Merkel është e para lidere europiane që pritet nga Biden në Shtëpinë e Bardhë, që kur ai mori detyrën më 20 janar.
Fraksion.com