KPK konfirmon në detyrë prokuroren Elida Hoxhaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Elida Hoxhaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Fier.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për prokuroren Hoxhaj pas shqyrtimit të dosjes dhe zhvillimit të seancës dëgjimore.
Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, pasi analizoi provat dhe fakte, bazuar në tri kriteret e vetingut vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Hoxhaj.
Prokurorja pranë Prokurorisë së Rrethit Fier, Elida Hoxhaj u përball me vetingun me 14 korrik për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin dhe arriti të marrë vlerësimin sipas ligjit.
Elida Hoxhaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficere e policisë gjyqësore në vitet ’90.
Ajo u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Fraksion.com