Koronavirusi në Shqipëri: 13 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ndërkohë, janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4051
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
Fraksion.com