Gjonaj: Arritje domethënëse në reformën në sistemin penitenciar
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj mori pjesë sot në tryezën për “Arritjet në përmirësimin e sistemit penitenciar, sfidat dhe prioritetet”, ku merrnin pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë.
Ministrja Gjonaj, u shpreh e kënaqur për arritjet domethënëse të reformës në sistemin penitenciar.
Sipas saj, falë kësaj reforme ka pasur ndryshime rrënjësore në rekrutimin, zhvillimin e karrierës dhe shpërblimit financiar të forcës policore të burgjeve.
Gjithashtu theksoi Gjonaj, ka pasur përmirësim të infrastrukturës dhe mjeteve logjistike për çështjet e sigurisë.
Po ashtu nënvizoi Gjonaj, ka pasur përmirësim të kushteve dhe trajtim më të mirë të të dënuarve duke përfshirë zbatimin e programit të punësimit të të dënuarve.
“Sot në tryezën për “Arritjet në përmirësimin e sistemit penitenciar, sfidat dhe prioritetet”. Shumë e kënaqur që bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe vendas ia dolëm të kemi arritje domethënëse në reformën në sistemin penitenciar, ndryshime rrënjësore në rekrutimin, zhvillimin e karrieres dhe shpërblimit financiar të forcës policore të burgjeve, të përmirësimit të infrastrukturës dhe mjeteve logjistike për çështjet e sigurisë, si dhe përmirësimin e kushteve dhe trajtimin më të mirë të të dënuarve duke përfshirë zbatimin e programit të punësimit të të dënuarve”, u shpreh Gjonaj.
Fraksion.com