AktualitetTë fundit

“Të lindur në Shqipëri apo jashtë vendit”; Rama: 20 mijë fëmijë në gjysmën e parë të viti kanë përfituar bonusin e bebes

20 mijë fëmijë që kanë lindur në gjysmën e parë të këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, me mbështetjen direkte të qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej vitit 2019, kur nisi programin universal i mbështetjes së çdo të porsalinduri”.

Rama theksoi se bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

 

Fraksion.com