AktualitetTë fundit

Kalonte emigrantë të jashtëligjshëm drejt BE-së; Kapet në Durrës 24 vjeçari

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme, në këmbim të parave, emigrantëve të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Eralind Pirraçi, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky i ri, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të arrestuar, janë kapur duke transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com