AktualitetBota+Të fundit

Ekzekutohet me breshëri plumbash në makinën e tij live në Instagram

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angleos, ku reperi “Red Boy” teksa po qeshte dhe bisedonte me një shokë live në Instagram është ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij.

Në videon e cila po “çmend” rrjetin dhe po shpërndahet kudo, shfaqet reperi 21-vjeçar i qetë dhe papritur të paktën 12 plumba e shenjeshtruan dhe i morën jetën në moment i cili ra dhe u “zhduk” nga plani.

Sekondat e tmerrit që i kanë parë mijëra njerëz të tjerë, kanë lënë shokun e tij të shokuar “Çfarë dreqin, ku je?”, tha ai menjëherë sapo kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në kërkim të tij duke studiuam ngjarjen dhe videon që kanë në dispozicion. Dyshohet se ekzekutimi i reperit në makinën e tij, ka të bëjë me “luftën” midis bandave kriminale.

 

Fraksion.com