AktualitetTë fundit

Arrestohet brenda zyrës së tij juristi i Kadastrës së Durrësit; Hetimi për parcelën 2000 m2 te Plepat,

Është arrestuar këtë paradite juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb se juristi është arrestuar pas një hetimi të Prokurorisë së Durrës për një parcelë prej 2000 metra katrorë, në zonën e Plepave.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që priten të tjera arrestime nga policia.

 

Fraksion.com