AktualitetPolitikëTë fundit

“Samiti Botëror për Iranin e Lirë 2021”; Kodheli: Shqipëria ka ditur dhe di të jetë një vend mik për këdo në nevojë

Dita e tretë e Samitit  Botëror për Iranin e Lirë-2021 iu kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI).

Në delegacion nga Shqipëria të ditës së tretë përfshihej  Mimi Kodheli, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha, të cilët  morën pjesë dhe folën në Samitin për Iranin e Lirë 2021.

“Mbrëmë në ditën e tretë të “Samitit Global për Iranin e Lirë 2021” ku morën pjesë liderë botërorë dhe aktivistë të shquar për të drejtat e njeriut, pata privilegjin të flas për çfarë vendi ynë ka bërë në mbështetje të shumë njerëzve të shtypur nga regjimi totalitar i shtetit të Iranit.  Shqipëria ka ditur dhe di të jetë një vend mik për këdo në nevojë.’ , shkruan  znj Mimi Kodheli në profilin e saj rrjetin social.

Postimi i Kodhelit:

 

Figura të shquara europiane si Kryeministri italian Matteo Rentzi (2014-2016), euro-deputeti dhe kryeministri belg Guy Verhofstadt (1999 – 2009), Enda Kenny, kryeministër irlandez (2011 -2017), Carlo Cottarelli, ekonomist italian dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministër teknik i Italisë (2018), Frederic Reinfeldt, Kryeministër suedez (2006 – 2014), Petre Roman, kryeministër rumun (1989-1991), mbështetës të spikatur të Rezistencës Iraniane: Kryebashkiaku Rudy Giuliani, John Bolton, ‌ Senatori Joseph Lieberman, Senatori Robert Torricelli, Gjykatësi Michael Mukasey, Dir. Louis Freeh, Ambasador Robert Joseph, Ambasador Marc Ginsberg,., ish Këshilltar i Sigurisë së Atdheut i SHBA, Theresa Payton, ish-drejtore e Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe dhjetëra ministra europianë e kanadezë, përfshirë, nga Kanadaja, John Baird, Ministër i Jashtëm (2015), Tony Clement, Ministër i Industrisë (2011), Wayne Easter, Ministër i Bujqësisë (2006), Judy Screw, Ministër i Shtetësisë dhe Imigracionit (2005); gjithashtu komandantë të lartë të ushtrisë amerikane si Gjenerali James Conway, Gjenerali Jack Keane, ‌ Gjenerali Charles Wald; James Woolsey, ish-drejtor i CIA (1995), dhe figura të shquara politike si Garry Kasparov nga Rusia, kampion i shahut, shprehën solidaritet me Rezistencën Iraniane, planin me dhjetë pika të zonjës Rajavi, dhe folën në mbështetje të Fushatës për Drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës.

Samiti tre ditor Botëror për Iranin e Lirë -2021, me pjesëmarrjen e iranianëve e mbështetësve të rezistencës nga mbi 50,000 lokacione në 105 shtete, dhe me praninë e mijëra anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në Ashraf 3 të Shqipërisë, filloi ditën e shtunë më 10 korrik 2021.

Fraksion.com