AktualitetPolitikëTë fundit

Reagon KE për padinë ndaj ambasadorit Soreca: Akuza të pabaza, fushatë kundër delegacionit në Shqipëri

Komisioni Evropian ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në një deklaratë nga Brukseli, zëdhënësi i KE i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri, dhe më duhet të them se akuzat janë të pabazuara dhe dezinformuese. Liderët e BE kanë besim tek ambasadori Soreca dhe punën që ai po bën në Shqipëri”, deklaron zëdhënësi i KE.

 

Fraksion.com