AktualitetBota+Të fundit

Kina mbështet qeverinë kubane përballë protestave publike

Kina i ka shprehur mbështetje qeverisë në Kubë pas protestave masive mbi shëndetin publik dhe kushteve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas raporteve të mediave nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, në një konferencë për media tha se vendi i tij “mbështet fuqishëm përpjekjet e Kubës në luftimin e COVID-19 dhe ruajtjen e stabilitetit shoqëror”.

“SHBA duhet të heq plotësisht bllokadën e saj kundër Kubës”, tha Zhao.

Të dielën e kaluar, për herë të parë në historinë e vendit mijëra persona demonstruan në Havana dhe qytete të tjera në ishull kundër ndërprerjeve, mungesës së ushqimit, shpërthimit të koronavirusit dhe krizës ekonomike që buron kryesisht nga sanksionet e SHBA-së të ushtruara për dekada. Dhjetëra demonstrues u arrestuan gjatë protestave.

Zhao tha se Kina beson nën udhëheqjen e partisë dhe qeverisë kubane” dhe se “Kuba me siguri do të ruajë stabilitetin shoqëror”.

Sot, presidenti kuban, Miguel Diaz-Canel, tha se politikat e miratuara nga Washingtoni kundër ishullit provokuan “shpërthime sociale në vend”.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, Diaz-Canel tha se qeveria e tij u përpoq të “përballonte dhe kapërcente” vështirësitë mes “një politike të asfiksisë ekonomike për të provokuar shpërthime sociale në vend”.

Diaz-Canel tha se demonstruesit “morën atë që meritonin”.

“Dje pamë kriminelë. Protestat nuk ishin paqësore. Kishte vandalizëm, ata gjuajtën me gurë mbi dyqane, u vodhën sende”, tha presidenti duke akuzuar SHBA-në për orkestrimin e fushatave në media sociale për të manipuluar protestuesit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot shprehu mbështetje për popullin kuban dhe “thirrjen e tyre për liri”.

 

Fraksion.com