AktualitetTë fundit

“Soreca të shpallet ‘non-grata’”; Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK ambasadorin: Ndikoi në vendimin e ‘Kushtetueses’

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK padinë e saj në adresë të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në padi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon zbardhjen e takimit mes ambasadorit Soreca dhe kryetares në detyrë të Gjykatës Kushtetuese një ditë para se kjo gjykatë të shprehej për cështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të padisë në SPAK përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja tha se kërkojna nga kreu i shtetit Ilir Meta si edhe nga ministrja Xhacka shpalljen ‘non grata’ në Shqipëri të ambasadorit Soreca.

“Sot u paraqitëm për herë të 12 në SPAK me kallëzime penale përveç 10 kërkesave të ndryshme që kemi bërë. Kallëzimi i sotëm është kundër ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ushtruar ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit.

Nuk kemi ende asnjë informacion si kanë votuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Për të gjitha këto veprime ne kemi kërkuar lirim nga detyra të këtij ambasadori, kemi kërkuar shpalljen non grata nga Presidenti të Sorecës në territorin e presidencës, dhe në të gjithë Shqipërinë nga ministrja Olta Xhaçka.

I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”, tha ajo.

Gjithashtu Kalaja tha se i kanë kërkuar SPAK sekuestrimin e gjithë pamjeve filmike brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese dhe konfiskimin e bisedave telefonike të zotit Soreca.

 

Fraksion.com