AktualitetSportTë fundit

Messi kthehet si kampion, gruaja i bën pritjen që nuk e kishte imagjinuar kurrë (video)

E ka mbështetur në distancë, përmes rrjeteve sociale tërë kësaj kohe, sa ishte i grumbulluar me kombëtaren argjentinase. E ka ndier mungesën e tij në familje, sigurisht, por është lumturuar pa masë, kur fitoi “Copa America” 2021. Më në fund, një trofe i madh me kombëtaren, çka ishte pengu kryesor i karrierës së gjashtë here fituesit të “Topit të Artë”, gjë të cilën ia përmendnin edhe rivalët kur krahasohej me Maradonën.

 

Lionel Messi është kthyer triumfator nga Brazili, si kampion i Amerikës së Jugut. Për ta pritur në aeroport kishte dalë bashkëshortja e tij, Antonella, e cila nuk mundi ta shoqëronte në këtë kompeticion për shkak të kufizimeve të pandemisë. Sapo ka zbarkuar në atdhe, ylli argjentinas është “pushtuar” nga gruaja e tij, e cila i hidhet në qafë dhe e mbyt me puthje e përqafime. Kjo video ka bërë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë, më herët, Antonella kishte publikuar një mesazh të ndjerë për burrin futbollist, që fitoi “Copa América”: Ajo çfarë keni ëndërruar…”

 

Në agim të së dielës ndodhi një nga ngjarjet më të pritura në futbollin botëror, finalja e “Copa América”, mes Argjentinës dhe Brazilit; dy nga fuqitë më të mëdha të këtij sporti. Një finale që përfundoi me triumfin argjentinas, falë golit të Ángel Di María, duke i hequr kështu fronin kampionit actual të Amerikës së Jugut.

Fitorja ka bërë që miliona argjentinas të reagojnë euforikisht, duke mbushur rrjetet sociale me mesazhe dashurie ndaj lojtarëve të kombëtares dhe stafit trajnues. Mesazhe të cilëve iu është bashkangjitur edhe Antonela Roccuzzo, e cila nuk ka hezituar t’i dërgojë burrit të saj, Leo Messi, një urim të ngrohtë pas trofeut që aq shumë e kishte kërkuar me vite.

 

“Ne jemi kampionë! Vamos Argjentina! Vamos dashuria ime! Vamos! Aq shumë keni ëndërruar për këtë… Zoti, më në fund jua dha juve… Sepse e meritonit atë! Mezi po pres që t’ju shoh dhe të festojmë së bashku”, – ka shkruar Antonella në Instagram mbi një foto të Messit që mbahet hopa, në krahë nga shokët e skuadrës. Një foto-mesazh që ka arritur shpejt më shumë se 2 milion “like” dhe më tepër se 40.000 komente.

 

Fraksion.com