“Krasniqi kryetare e AMA-s”; ABNA-SE dhe AMAN: Nder për gazetarët në Ballkan dhe më gjerë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Agjencive Ballkanike të Lajmeve (ABNA-SE), Michalis Psilos si edhe i Aleancës së Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) George Penintaex uruan ish-drejtoreshën e Përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi për zgjedhjen si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Në një mesazh urimi drejtuar Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Psilos shprehet se “është nder i madh për gazetarët në Ballkan dhe më gjerë, në rajonin e Europës Juglindore, që Armela Krasniqi u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive”.
“Pas emërimit të saj si Drejtore e Përgjithshme e ATSH-së, Krasniqi solli një numër ndryshimesh shumë pozitive në agjencinë shqiptare të lajmeve dhe në të njëjtën kohë ajo mbështeti fuqimisht qëllimin kryesor të ABNA-SE që është promovimi i bashkëpunimit të ngushtë midis agjencive të lajmeve të Europës Juglindore”, nënvizon Psilos.
Sekretari i Përgjithshëm i ABNA-SEE, thekson se “përkushtimi i saj ndaj kauzës dhe parimet për një panoramë të medias së lirë çuan gjithashtu në zgjedhjen e saj si anëtare e Bordit të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, EANA (krahas detyrave të saj si presidente e ABNA-SE)”.
Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore (ABNA-SEE), ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, është themeluar në vitin 1995.
Në Asamblenë e 28-të të Përgjithshme të Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore mbajtur në nëntor 2019 në Tiranë, drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi, u zgjodh Presidente e kësaj Aleance.
Anëtarët e ABNA-SEE janë ATSH ( Shqipëri), KosovaPress (Kosovë), AGERPRES (Rumani), ANA-MPA (Greqi), AA (Turqi), BTA (Bullgari), CNA (Qipro), FENA (BH), HINA (Kroaci), SRNA (Republika Serbska) MIA (Maqedoni) dhe TANJUG (Serbi) ndërsa vendet me statusin e vëzhguesit janë Moldavia, Sllovenia, Armenia dhe Mali i Zi.
Ndërsa në mesazhin e urimit drejtuar Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) George Penintaex, ka përgëzuar për zgjedhjen e Armela Krasniqit, ish-drejtoreshë e përgjithshme e ATSH-së, si kryetare e AMA-s
Penintaex vlerëson kontributin e rëndësishëm të Krasniqit në AMAN, EANA dhe ABNA-SEE në katër vitet e fundit si Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Sekretari i Përgjithshëm i AMAN, nënvizon se karriera e shkëlqyer e Armela Krasniqit do të vazhdojë edhe me postin e saj të ri në të mirë të medias shqiptare.
AMAN përmbledh agjencitë e lajmeve të rajonit të Mesdheut të tilla si AFP, ANSA, EFE, AA, ATSH, MENA, MAP, NNA, SANA ANA-MPA e tjerë.
Më poshtë mesazhi i urimit i ABNA-SEE për Agjencinë Telegrafike Shqiptare:
Të dashur kolegë,
Është nder i madh për gazetarët në Ballkan dhe më gjerë, në rajonin e Europës Juglindore, që zonja Armela Krasniqi u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Vlen të përmendet se zonja Krasniqi u votua jo vetëm nga shumica, por edhe nga deputetët e opozitës.
Unë kam bashkëpunuar ngushtësisht me zonjën Krasniqi në kuadër të ABNA-SE në cilësinë e saj si kryetare e aleancës sonë dhe e di shumë mirë se sa punëtore dhe kompetente është ajo.
Kështu që unë besoj fuqimisht se përzgjedhja e saj ishte e merituar.
Pas emërimit të saj si Drejtore e Përgjithshme e ATSH-së, zonja Krasniqi solli një numër ndryshimesh shumë pozitive në agjencinë shqiptare të lajmeve dhe në të njëjtën kohë ajo mbështeti fuqimisht qëllimin kryesor të ABNA-SE që është promovimi i bashkëpunimit të ngushtë midis agjencive të lajmeve të Europës Juglindore.
Përkushtimi i saj ndaj kauzës dhe parimet për një panoramë të medias së lirë çuan gjithashtu në zgjedhjen e saj si anëtare e Bordit të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, EANA (krahas detyrave të saj si presidente e ABNA-SE).
Të dashur kolegë, është kënaqësia ime ta përgëzoj zonjën Krasniqi për zgjedhjen e saj si kryetare e AMA-s duke i uruar asaj sukseset më të mira në vitet në vijim.
Michalis Psilos
ABNA- SE, Sekretari i Përgjithshëm
Më poshtë mesazhi i urimit i AMAN për Agjencinë Telegrafike Shqiptare:
E dashur Armela,
Është kënaqësi e madhe lajmi për zgjedhjen tuaj nga Parlamenti i Shqipërisë së kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Aleanca e Agjencive Mesdhetare të Lajmeve (AMAN) ju përgëzon për zgjedhjen tuaj si kryetare e AMA-s dhe ju uron suksese në detyrën tuaj të re.
Ne vlerësojmë kontributin tuaj të rëndësishëm në AMAN, EANA dhe ABNA-SEE në katër vitet e fundit si Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
E dashur Armela,
Kam pasur rastin të takohem me ju në disa raste dhe e di se karriera juaj e shkëlqyer do të vazhdojë edhe me postin tuaj të ri në të mirë të medias shqiptare.
Gjithë te mirat,
George Penintaex Sekretari i AMAN
AMAN përmbledh agjencitë e lajmeve të rajonit të Mesdheut të tilla si AFP, ANSA, EFE, AA, ATSH, MENA, MAP, NNA, SANA ANA-MPA e tjerë.
Fraksion.com