AktualitetTë fundit

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Albert Spiro.

Vendimi në KPK për gjyqtarin Spiro u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Gjyqtari Spiro nuk arriti të kalojë filtrin e vettingut sa i përket problemeve me pasurinë e tij

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, gjyqtari Spiro u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt, një person me precedentë të mëparshëm penale.

Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

 

Fraksion.com