“Janë bërë bashkë përmes pikturës”; Rama: Gjimnazistët e Manzës, japin mesazh ndërgjegjësimi
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij në “Facebook” një video të 12 gjimnazistëve nga Manza.
Rama shkruan se ata janë bërë bashkë për të dhënë një mesazh përmes pikturës që synon ndërgjegjësimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
“Mirëmëngjes, dhe me 12 gjimnazistet nga Manza që janë bërë bashkë për të dhënë një mesazh përmes pikturës së tyre që synon ndërgjegjësimin në luftën ”Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Fraksion.com