AktualitetTë fundit

Iku për të prerë dru në mal, zhduket prej një jave 40-vjeçari në Martanesh

Agim Shehu, 40 vjeç, nga Kostenja prej një jave rezulton i zhdukur në malet e Martaneshit. 40-vjeçari kishte shkuar për të prerë dru në malet e Martaneshit më 4 korrik, por nuk u kthye më prej andej.

Vendndodhja e tij e fundit ka qenë “Lugu  Desë ” Martanesh.  Shehu ka qenë  duke punuar dhe nxjerrë lëndë drusore për shtylla miniere. Banorët kanë shkuar në pyll për ta kërkuar, por janë gjetur vetëm motorsharrën që ai përdorte për të prerë dru.

Ndërkohë banorë  kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me 40-vjeçarin, por një nga pistat e hetimit të policisë është se ai mund të jetë larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

Është lajmëruar edhe policia e Librazhdit, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë

 

Fraksion.com