AktualitetBota+Të fundit

I goditi rrufeja teksa po bënin selfie në një kullë vrojtimi, humbin jetën tragjikisht 11 persona në Indi

Një tragjedi është shënuar në Indi, ku si pasojë goditjes së rrufesë kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Personat që fatalisht u goditën nga rrufeja në momentin që ndodhi ngjarja ishin duke bërë selfie në një kullë vrojtimi, një atraksion i njohur turistik në qytetin e Jaipur.

Ky fenomen është mjaft i përhapur në vend, pasi në vitin 2004 kanë humbur jetën 2 mijë persona.

Kryeministri i vendit, Ashok Gehlot ka njoftuar që do të shpërblejë me 6 mijë e 700 dollarë familjarët e personave të prekur nga kjo tragjedi.

Sezoni i shirave të dendura dhe papushim në Indi, zgjat deri në shtator.

Departamenti Indian Meteorologjik ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960 dhe një nga arsyet kryesore është kriza klimaterike.

Të dhënat thonë se incidentet e rrufesë gjithashtu janë rritur me 30%-40% që nga fillimi deri në mes të viteve 1990.

Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36,749 goditje rrufe në vetëm 13 orë.

 

Fraksion.com