Goli i Anglisë në minutën e tretë; Reagimi i Princit George bëhet viral në rrjet
Anglia shënoi gol në minutën e tretë të finales së Euro 2020 me Italinë. Sigurisht që kjo gjë lumturoi të gjithë tifozët anglezë, por sidomos një tifoz të veçantë që ndodhej në stadium. Po flasim për Princin George, i cili ishte në stadium së bashku me dy prindërit e tij, Princeshën Kate dhe Princin William.
Fytyra e Princit George shprehte një gëzim të madh, ndërsa ai ishte dëshmitar i golit të parë të Anglisë në finalen e një kampionati kaq të rëndësishëm.
Ndërsa hidhej dhe bërtiste nga gëzimi, George përqafoi Kate për të festuar golin.
Fotot janë bërë virale në rrjetet sociale dhe fansat ishin po aq të lumtur me reagimin e princit të vogël, sa ishin edhe me golin.
“E di që Anglia sapo shënoi, por reagimi i Princit George ishte më i bukuri!” shkruante një fans në Twitter.
Fraksion.com