AktualitetTë fundit

Dy gjyqtarë dorëhiqen nga dosja për Llallën; Ja kush i zëvendëson

Ka ndryshuar trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se kanë dhënë dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së ish-kryeprokurorit gjyqtarët Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Siç mëson gazetarja Lala, dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese u zëvendësuan nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.

Ndërkohë, seanca ndaj ish-kryeprokurorit është shtyrë më datë 16 korrik 2021, në orën 11:00, për arsye se avokati i tij mbrojtës ka kërkuar kohë për t’u përgatitur.

 

Fraksion.com