AktualitetBota+Të fundit

Zjarr dhe stuhi, “Elsa” shkakton qindra vdekje

“Zjarr dhe stuhi”, nuk është titulli i një libri apo filmi, por situata aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bilanci nga vala e të nxehtit në Oregon, është të paktën 160 jetë të humbura dhe qindra të tjerë të dëmtuar.

Shumica e viktimave janë raportuar në kontenë Multnomah, ku popullata është më e dendur. Autoritetet në Oregon kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë nga i nxehti. Mjekët njoftuan se viktimat ishin të moshës nga 37 deri në 97-vjeç, shumica jetonin të vetëm.

Nga ana tjetër, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, stuhia tropikale Elsa, preku tokën në Xhorxha dhe Florida. Kjo solli ndërprerje të furnizimit me energji, përmbytje dhe dëme të shumta materiale. Stuhia u shndërrua në vdekjeprurëse.

“Elsa”, ngjall frikë për tornado dhe rreziqe të tjera teksa lëviz për në veri. Autoritetet janë në mbikëqyrje hap pas hapi në bazën detare Kings Bay në Xhorxha. Ekipet janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët. “Duhet të tregojmë kujdes. Terreni nga Big Bend dhe verilindje të Floridas, është zbutur nga shirat që kemi pasur gjatë javëve të fundit dhe ato pemë rrezikojnë të bien”, u shpreh një zyrtar i zjarrfikësve.

Shqetësime dhe për ujin. “Ne jemi të shqetësuar për stuhinë, pasi niveli i lumenjve mund të rritet në ditët e ardhshme. Rrjedha është gjithmonë një problem pasi njerëzit dalin në plazhe menjëherë pas kalimit të stuhisë”, shtoi ai.

Stuhia “Elsa” pritet të dobësohet teksa lëvizë në dy Karolinat, por autoritetet kërkojnë kujdes të shtuar. “Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontrolluar pakot e emergjencës, të sigurohen që kanë gjithçka u duhet”, tha Scott Evans, shef i departamentit zjarrfikës, Atlantic City.

Parashikohet që stuhia do të lëviz përgjatë brigjeve lindore, deri sa të shpërbëhet.

 

Fraksion.com