AktualitetBota+Të fundit

Vrasësit e presidentit ishin veshur si agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës

Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë pas vrasjes së presidentit të vendit, Jovenel Moise, i cili u sulmua në rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Tre oficerë policie të mbajtur peng nga të dyshuarit e armatosur u liruan të mërkurën vonë, tha Léon Charles, shefi i Policisë së Haitit.

Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.

Ambasadori haitian në Shtetet e Bashkuara Bocchit Edmond kishte bërë thirrje më herët gjatë një konferencë me gazetarët që mbulojnë Departamentin e Shtetit se Haiti do të kërkonte ndihmë dhe ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara.

“Një Haiti i qëndrueshëm është në interes të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Kufiri i Haitit me Republikën Dominikane dhe aeroportet e saj janë të mbyllura, tha ambasadori.

Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse zyrtarët e dinë kombësinë e personave të armatosur, ambasadori Edmond tha se nuk ishte i sigurt, por bazuar në videot e marra nga policia kombëtare dhe të konsideruara të besueshme, vrasësit, të cilët ai i përshkroi si “mercenarë”, ishin veshur si agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës.

“Ata flasin spanjisht dhe e paraqitën veten si agjentë të DEA-s. Ne e dimë mirë,ë Amerikane të Anti-Drogës se kjo nuk është mënyra se si vepron DEA. Unë besoj se ata janë agjentë të rremë. Ekspertët që panë videon thanë se ata janë vrasës profesionistë,” u tha ambasadori gazetarëve.

Zonja e parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, është në gjendje të qëndrueshme, por kritike, tha ambasadori. Po bëhen përgatitje për ta transferuar atë në një spital në Miami për trajtim.

Një nga fëmijët e presidentit i cili ishte në shtëpi gjatë sulmit është dërguar në një vend të sigurt.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt”, thuhej në deklaratë.

Zoti Biden e quajti sulmin “shqetësues”, duke shtuar se “ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion” ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Në Nju Jork, presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori francez Nicolas de Riviere, tha se këshilli ishte thellësisht i tronditur nga vrasja.

Këshilli do të takohet privatisht të enjten në mëngjes për të diskutuar zhvillimet.

Kombet e Bashkuara kanë rreth 1,200 anëtarë personeli në Haiti si pjesë e misionit të tyre politik atje.

Haiti ka përjetuar paqëndrueshmëri politike dhe ndasi, si dhe rritje të dhunës së bandave.

 

Fraksion.com