AktualitetKosovaTë fundit

Kurti takon Mitsotakis: Greqia t’i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takimin nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë. Me këtë rast Kurti ka thënë se Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitetit afatgjatë rajonal.

Siç thuhet në njoftimin për media, kryeministri Kurti ka thënë se Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët.

Ai u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit Kosovës, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi.

 

Fraksion.com