“Shiste 3500 lekë dozën”; 40 vjeçari përshtati dyqanin pranë shtëpisë për të shitur kokainë
Jan dashur 5 muaj hetime për të finalizuar arrestimin e një 40-vjeçari në zonën e Alliasit, pasi kishte përshtatur dyqanin e tij pranë shtëpisë për të shitur kokainë.
Zbardhen detaje nga operacioni i quajtur “Allias”, zona ku operonte i arrestuari Kreshnik Halilaj, ku mësohet se 40-vjeçari shiste 3500 lekë një dozë kokainë, e ndërsa iu gjet në banesë një sasi e madhe parash.
Pas kontrollit të kryer në dyqan, por edhe shtëpinë e tij iu gjetën, kokaina që ishte gati për shitje, një pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Hetimet kanë zgjatur për 5 muaj me radhë, ku u bë i mundur edhe dokumentimi i prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta.
Fraksion.com