Hidhet nga lartësia 64-vjeçari në Tiranë, ndodhet në spital
Një person rreth 64 vjeç është hedhur nga lartësia rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.
Mësohet se i moshuari me iniciale Z. B. ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke shkaktuar panik tek banorët.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar në spital, pasi 64 vjeçari ishte me shenja jete.
Tiranë/Informacion paraprak:
Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Fraksion.com