AktualitetPolitikëTë fundit

“Është koha të shkosh në burg”; Ambasadorja Kim pas operacionit të SPAK në Lushnjë: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, reagon pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe   për veprën penale të korrupsionit.

Përmes një reagimi në Tëttiter, ambasadorja thekson se tashmë është koha për të ndaluar dhe për të kuptuar se askush nuk është mbi ligjin.

Mesazhi i Ambasadores:

Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin.

 

Fraksion.com