AktualitetEkonomiTë fundit

Eksportet shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 3,2 miliardë

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi sot se në 5-mujorin e këtij viti eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 3,2 miliardë lekë nga 2,2 miliardë lekë të eksportuara në 5-mujorin e 2020-ës.

Ndërkohë, importet e mallrave, referuar INSTAT, arritën vlerën 25,3 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2020-ës u importuan 18,3 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT, në muajin maj volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 38.3%.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij 5-mujori llogaritet 11,8 miliardë lekë.

Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 4,6 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 3,6 miliardë lekë dhe dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 1,9 miliardë lekë.

 

Fraksion.com