Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe: SPAK operacion masiv anti-korrupsion
SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion.
Mësohet se janë disa të arrestuar, ndërkaq është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
Vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë.
Raportohet se ktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre, ndërsa punonjësit janë mbyllur nëpër zyrtat e tyre dhe nuk i lënë të dalin jashtë institucionit.
Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në zyrë. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë i zbarkoi policia.
Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që tha se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.
Fraksion.com