AktualitetTë fundit

Abuzoi me tenderin 24 mln lekë; SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes me 10 bashkëpunëtorë

Detaje të tjera dalin për operacionin e SPAK që çoi në ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve në Lushnjë, mes tyre dhe kryebashkiakun Fatos Tushe.

Bëhet fjalë për 7 persona nën masën arrest me burg dhe 4 të tjerë në arrest shtëpie, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Kreut të Bashkisë Lushnje Fatos Tushe i cili është arrestuar për abuzimet me tenderat së bashku me 10 persona të tjerë, vartës të tij dhe biznesmenë, i janë vënë prangat në zyrën e tij. Ndonëse është habitur Tushe nuk ka bërë kundërshtim.

Ata janë arrestuar për tenderin abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Të arrestuarit e tjerë:

Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive.

 

Fraksion.com