Vendoset busti i Skënderbeut në parkun qendror të Budapestit
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku tashmë është vendosur piedestali.
Kryeministri Rama tha se vendi nuk është dosido. “E vetmja gjë që po mendoja është që të flisni me këta të bashkisë që të bëhet një tapet kuq e zi me beton para vendosjes së bustit, pasi ajo e çon syrin tek skulptura. Është park strategjik dhe shumë i bukur”, u shpreh ai.
Rama u shpreh se “ramë dakord sot që të heqim barrierat për lëvizjen. I thashë kryeministrit Orbán që ka rritje të turistëve hungarezë, por nuk e dinte këtë gjë. Duhet ta informoni më shumë, sepse më tha që nuk jam në dijeni të këtij fluksi hungarezësh”.
“Numri i turistëve hungarezë rritet çdo sezon”, – tha Rama.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “ka shumë rezervime të qytetarëve hungarezë për në Shqipëri”.
Postimi i kryeministrit Rama:
Ndërkohë edhe kryebashkiaku Veliaj ka theksuar se “monumenti i Skënderbeut, vendoset në kryeqytetin e Hungarisë, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që heroi ynë ka pasur me Huniadin, por edhe për miqësinë që vijon mes dy popujve dhe dy kryeqyteteve”.
“Sapo në Budapest📍, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit. 🇦🇱❤️🇭🇺”, shkruan Veliaj.
Fraksion.com