AktualitetTë fundit

Krim në familje në Krujë, bashkëshorti vret me thikë gruan, më pas tenton vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Krujë.

Burime zyrtare nga nga Policia bëjnë se 51-vjecari Artan Ismalaj ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjece. Pas krimit, 51 vjecari ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit brenda një makine tip “Ford” në fshatin Bubq pranë një magazine.

Mësohet se Klarita Ismalaja e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Pas vrasjes së 45-vjeccares, Artan Ismalaja ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe është transportuar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e vrasjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com