Operacioni ndërkombëtar, RENEA kontrolle gjatë natës, një i ndaluar në Lazarat
Të tjera detaje bëhen të ditura për operacionin ndërkombëtar në disa vende, që çoi në 38 urdhër-arreste në kuadër të goditjes së një rrjeti trafiku droge e të akuzuar për pastrim parash.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se RENEA ka zhvilluar kontrolle gjatë natës në Gjirokastër ku është ndaluar një person në Lazarat. Mësohet se është ndaluar nga policia shtetasi I.G.
Operacioni vijon ende, teksa paraditen e sotme pritet të ketë një konferencë për mediat online mes drejtuesve të policisë shqiptare, të Europol dhe prokurorive italiane.
Fraksion.com