Greqia hap kufijtë; Kalim pa orar nga Kapshtica
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë deklaroi sot se pika e kalimit kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.
Në njoftimin për shtyp, Policia e Kufitare Kapshticës ka dhënë detaje se kush do të lejohet të hyjë për në Greqi.
“Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr”, sqaron policia.
Gjithashtu, policia thekson se “pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi”.