AktualitetPolitikëTë fundit

“Pasdite të këndshme “; Rama nxjerr videon nga ‘xhevahiri’ i fshehur

Në një kohë kur një pjesë e mirë ka nisur pushimet, kryeministri Edi Rama, zgjedh që të publikojë destinacione fantastike në vendin tonë, të cilat pse jo mund të bëhen pjesë e axhendës për t’i vizituar këtë verë.

Kësaj radhe është ndalur te Ujëvara e Peshturës, që gjendet mes maleve në Progonat të Tepelenës. Një xhevahir, e quan Rama, që e konfirmojnë edhe pamjet e mrekullueshme. Mes këtyre temperaturave të larta, pa dyshim, ky do ishte një destinacion perfekt për këtë verë.

“Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës. Pasdite të këndshme nga Ujëvara e Peshturës, një xhevahir i fshehur mes maleve në Progonat të Tepelenës”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com